Shkup, Tetor 2026 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u realizua me sukses aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut, një nismë që tashmë po konsolidohet si një traditë e çmuar e humanizmit, përgjegjësisë shoqërore dhe solidaritetit në institucionin tonë.

Ky aksion humanitar u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq të RMV-së – dega Çair, ku komuniteti akademik i UNT-së, përfshirë studentët, stafin mësimor dhe atë administrativ, dëshmoi vetëdije të lartë qytetare duke iu përgjigjur masivisht kësaj kauze fisnike për shpëtimin e jetëve humanitare.

Realizimi i suksesshëm i këtij organizimi për të dytën herë me radhë konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm të UNT-së për të kultivuar vlerat humane dhe për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë e të çmuar në mbështetje të sistemit shëndetësor dhe shoqërisë.

By