Shkup, 28.10.2026 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u realizua me sukses paneli i diskutimit me temë: “Marrëveshja e Ohrit dhe brezi që nuk pret: 25 vjet që lamë pas, 25 vjet që kemi përpara“.
Ngjarjen e hapi solemnisht rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vuri theksin te rëndësia e këtij përvjetori dhe roli i institucioneve të arsimit të lartë në përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat e ardhshme.
Në këtë panel diskutimi, të moderuar me sukses nga Mr. sc. Ariton Rama, morën pjesë personalitete të shquara nga fusha institucionale dhe akademike.
Në cilësinë e panelistit, ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Z. Agon Ferati diskutoi aspektin institucional të zbatimit të marrëveshjes, si dhe rolin kyç të organizatave joqeveritare dhe atyre rinore në zhvillimin e shoqërisë.
Ndërsa, Prof. Dr. Fati Iseni, shtjelloi aspektin historik të proceseve, duke sjellë në vëmendje zhvillimet dhe rrugëtimin e kaluar ndër vite.
Prof. Inor. Dr. Murat Aliu, analizoi aspektin shkencor të kësaj periudhe, duke u ndalur te ndikimi i ndryshimeve socio-politike në zhvillimin akademik dhe shkencor.
Paneli ngjalli interesim të madh te stafi akademik dhe studentët e pranishëm, duke u shndërruar në një platformë të hapur për mendime, pyetje dhe debate konstruktive mbi të kaluarën, të tashmen dhe perspektivën e 25 viteve të ardhshme.
