Vlorë / Shkup, 30.10.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, po merr pjesë sot si panelist i ftuar në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Shkenca Teknike dhe Natyrore “TNS 2026“ (International Conference on Technical and Natural Sciences), e cila organizohet nga Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në ceremoninë hapëse dhe në panelin e nivelit të lartë të kësaj ngjarjeje prestigjioze, e cila mbledh bashkë hulumtues, shkencëtarë dhe profesorë të shquar nga vendi dhe rajoni, rektori Fetaji po jep kontributin e tij akademik përmes diskutimeve në panelin e dedikuar mbi inovacionin, kërkimin shkencor dhe të ardhmen e qëndrueshme.

Pjesëmarrja e rektorit të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, në panelin e përbashkët krahas personaliteteve të shquara akademike dhe shkencore, si Prof. Dr. Fatmir Hoxha nga Akademia e Shkencave, Prof. Dr. Osman Metalla nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, si dhe përfaqësues nga universitete ndërkombëtare, dëshmon përkushtimin e UNT-së në forcimin e bashkëpunimit rajonal ndëruniversitar dhe në avancimin e diplomacisë akademike.

Konferenca “TNS 2026”, e cila zhvillohet më 30 dhe 31 Tetor 2026 në ambientet e rektoratit të Universitetit të Vlorës, shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve inovative dhe për promovimin e projekteve të përbashkëta shkencore në fushën e teknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave natyrore.

By