Turqi / Shkup, Nëntor 2026 – Gjatë vizitës së delegacionit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në YTB – presidencën për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Përafërta, u zhvillua një takim i rëndësishëm dhe konstruktiv me Kryetarin e këtij institucioni.

Në fokus të diskutimeve ishin mundësitë konkrete për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e aktiviteteve të UNT-së, veçanërisht për:

🎓Bursa dhe programe mbështetëse për studentët;

📚Organizimi i trajnimeve dhe ngritja e kapaciteteve të stafit administrativ dhe akademik;

🌍Zhvillimi i programeve të përbashkëta dhe studimeve me diplomë të dyfishtë (Dual Degree) ndërmjet universiteteve të Turqisë dhe UNT-së;

🔬Koordinimi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e teknoparkut, inovacionit dhe transferimit të njohurive;

🤝Mbështetja e iniciativave dhe aktiviteteve të tjera me rëndësi akademike, shkencore dhe institucionale.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup e vlerëson lart këtë pritje dhe gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin tonë.

Besojmë se ky takim do të shërbejë si një bazë e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimeve konkrete dhe afatgjata ndërmjet UNT-së dhe institucioneve përkatëse në Turqisë.

🙏Mirënjohje e veçantë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e shprehur ndaj Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

By