Gjakovë, 12.11.2026
– Rrethi i bashkëpunimit akademik, kërkimit shkencor dhe inovacionit teknologjik është zgjeruar ndjeshëm ndërmjet një takimi të rëndësishëm ndëruniversitar të mbajtur sot në rektoratin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në këtë ngjarje madhore për arsimin e lartë rajonal, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u përfaqësua nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela si dhe Mr. Driton Zendeli. Delegacioni i lartë i UNT-së mori pjesë aktive në tryezën e përbashkët të diskutimit dhe në ceremoninë solemne të kurorëzimit të marrëveshjeve të reja ndërinstitucionale.

Takimi mblodhi së bashku drejtues të universiteteve publike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me qëllim të hapjes së horizonteve të reja në fushën e shkencës, arsimit dhe teknologjisë.

Gjatë tryezës së diskutimit u trajtuan tema kyçe si, identifikimi i fushave me interes të përbashkët dhe mundësitë për projekte hulumtuese e zhvillimore, mobiliteti i studentëve dhe i stafit akademik, si dhe shkmbimi i përvojave në sigurimin e cilësisë si dhe sfidat, avantazhet dhe shfrytëzimi i teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale në Institucionet e Arsimit Lartë (IAL).

Në kuadër të agjendës zyrtare të ngjarjes, u realizua momenti historik i nënshkrimit të marrëveshjes shumëpalëshe ndërinstitucionale ndërmjet universiteteve publike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë. Po ashtu, u njoftua dhe u formalizua nënshkrimi i marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit dypalësh, ku Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë lidhi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, krahas atij me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Kjo marrëveshje e re shënon një hapësirë të re të partneritetit strategjik, duke i hapur rrugë projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, shkëmbimit akademik dhe avancimit të standardeve kërkimore-shkencore në dobi të studentëve dhe gjithë komunitetit akademik të rajonit.

By