Kumanovë, Nëntor 2026 – Qendra e Karrierës pranë Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup organizoi një trajnim për orientim në karrierë me maturantët e Gjimnazit “Sami Frashëri“ në Kumanovë.


Punëtorinë e udhëhoqi Mr. Ilir Idrizi, drejtues i Qendrës së Karrierës pranë UNT-së, i cili përmes një qasjeje interaktive i angazhoi maturantët në procesin e njohjes së interesave, aftësive dhe vlerave të tyre personale, si dhe në eksplorimin e mundësive për studime dhe zhvillim profesional.


Gjatë trajnimit, nxënësit u njohën me faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjen e studimeve, dallimin ndërmjet profesionit, studimeve dhe karrierës, si dhe patën mundësinë të përdorin praktikisht web-aplikacionin për orientim në karrierë, për të eksploruar drejtimet e studimit dhe për të hartuar një plan individual për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.


Qëllimi i kësaj iniciative është të mbështesë maturantët në marrjen e vendimeve të informuara dhe të vetëdijshme për të ardhmen e tyre, duke i ndihmuar të identifikojnë potencialin dhe mundësitë që u përshtaten më së miri.
Falënderojmë drejtuesit dhe stafin e Gjimnazit “Sami Frashëri“ për bashkëpunimin dhe mikpritjen, si dhe maturantët për pjesëmarrjen aktive.

By