Shkup, 19.11.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mbajti sot konferencë për shtyp, përmes së cilës shpalli zyrtarisht fillimin e aktiviteteve jubilare me rastin e 10-vjetorit e fillimit me punë.
Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, theksoi se ky dhjetëvjetor përfaqëson një rrugëtim të rëndësishëm akademik e institucional dhe një zotim të ri për cilësinë e arsimit, kërkimin shkencor dhe ndërkombëtarizimin. Cikli i aktiviteteve akademike, shkencore, kulturore dhe sportive nis me Universiadën Mbarëkombëtare – Çair 2026, e cila zhvillohet prej 19 deri më 21 nëntor 2026, në kuadër të Festave të Nëntorit, me synim bashkimin e rinisë akademike dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet universiteteve shqiptare.
Rektori Fetaji paralajmëroi gjithashtu ceremoninë solemne qendrore të 10-vjetorit, ku do të promovohet Monografia e parë e UNT-së, do të ndahen pllaketa mirënjohëse për personalitetet kontribuuese dhe do të shpallet titulli “Doctor Honoris Causa”, duke falënderuar njëherësh Komunën e Çairit dhe universitetet pjesëmarrëse për mbështetjen.
Në vijim, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Inor. Dr. Bejtulla Emini, dhe kryetari i Këshillit Organizativ të Universiadës, Prof. Dr. Blerim Saiti, prezantuan detajet organizative, programin garues dhe aspektet teknike të këtij manifestimi sportiv e ndëruniversitar.
UNT falënderon mediat për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme.
