UNT u prezantua para maturantëve të Shkollës së autotransportit “Boro Petrushevski” në Shkup

qwe

Shkup, 17 prill 2019 Ekipi i profesorëve të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, i përbërë nga Prof. dr. Olivera Petrovska dhe Jovan Hristoski, në kuadër të promovimit të universitetit, vizitoi shkollën e  mesme të autotransportit “Boro Petrushevski” në Shkup.

Maturantët e kësaj shkolle u informuan rreth pesë fakulteteve dhe programeve të tyre të studimit,  si dhe kushtet për studim, pajisjet dhe laboratorët e universitetit për çdo program studimi dhe përfitimet e studimit në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup.

Maturantët u njoftuan me përparësitë e studimit në UNT dhe lokacionin në qendër të qytetit, si dhe me faqen e internetit të universitetit.

Në pjesën e dytë u hap diskutim  me pyetjet e bëra nga maturantët e kësaj shkolle të mesme.

Disa nga maturantët shprehën dëshirën për të vizituar universitetin tonë.

Studentëve iu ndanë broshura informative nga UNT-ja.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn