Shkup, 17.04.2019 Nën organizimin e Fakultetit të Shkencave Teknike, studentët e këtij fakulteti të udhëhequr nga profesoresha Urime Demiri Shaipi dhe asisteni Blerand Ramadani realizuan një vizitë në Qendrën ekspozuese për energji elektrike – Matka.

Në kët vizitë morrën pjesë studentë nga drejtimet: Inxhineri makinerike edhe menaxhment, Mekatronikë, Inxhineri e mbrojtjes së ambientit të punës edhe jetës dhe sisteme elektroenergjetike, të cilët pergjatë studimeve të tyre hasen me energjinë elektrike edhe metodat e përfitimit të saj.

Gjatë vizitës studentët u njoftuan me historinë e energjisë elektrike në nivel botëror, si dhe zhvillimin e energjisë elektrike në Maqedoni.
Gjithashtu në qendrën ekspozuese ata fituan ndjenjë reale si është dukur centrali gjatë viteve të para të ndërtimit dhe funksionimit të tij nëpërmjet të simulimeve të zhurmës së asokoshme të turbinës, si dhe patën rastin të ndëgjojnë mbi energjinë elektrike që përfitohet nga burimet e ripërtrirëshme si energjia e diellit edhe ajo e erës.

Një nga elementët më interesantë që tërhoqi vëmendjen e studentëve ishte pështjelli Tesla i cili është një lloj i qarkut elektrik rezonant i projektuar nga Nikola Tesla në vitin 1891 dhe përdoret për të prodhuar energji elektrike me tension të lartë dhe frekuencë të lartë.

1 3 4 5

By