𝐔𝐍𝐓 – 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐯𝐢𝐬𝐭ë𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭ë𝐯𝐞

Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Kolegjin ‘Universum’,  Kolegjin ‘IBCM’, Universitetin “Kadri Zeka”, Universitetin “Fehmi Agani”, dhe universitet tjera nga Shqipëria, në formë partneriteti organizojnë për të katërtën herë me rradhë Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve.
Punimet pranohen ne gjuhen Angleze. Me këtë rast, UNT hap thirrjen për punime shkencore në fushat:
• Ekonomi dhe Biznes;
• Mësimi i Gjuhëve të Huaja;
• Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji;
• Mbrojtje e Mjedisit dhe Shëndetësi;
• Shkenca Politike dhe Zhvillime Sociale;
Punimet e përzgjedhura do të publikohen në revistën shkencore dhe do të prezantohen në Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve
Punimet për publikim dhe të gjitha pyetjet lidhur me revistën dhe konferencën duhet të dërgohen në gjuhën shqipe në email adresën konferencastudentore@universum-ks.org
Detaje në posterin në vijim:
konerenca
Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn