𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩/𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝟐𝟕 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nënshkroi memorandum bashkëpunimi me “Kolegjin AAB” në Prishtinë.
Delegacioni i UNT-së i udhëhequr nga Prof. Dr. Rizvan Sulejmani – prorektor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Saiti si dhe sekretari i përgjithshëm i Universitetit Mr. Bujar Kajolli u mirëpritën nga Rektori i “Kolegjit AAB”, Prof. Dr. Bujar Demjaha, prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Shemsedin Vehapi si dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Prof. Dr. Pireva.
Universitetet tani më nënshkruese të kësaj marrëveshje bien dakord të zhvillojnë aktivitetet e mëposhtme në fushat akademike me interes të përbashkët duke u bazuar në principet e barazisë dhe reciprocitetit:
– Shkëmbimin e stafit akademik dhe/ose administrativ;
– Shkëmbimin e studentëve të cikleve të ndryshme të studimit për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave;
– Aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkim shkencor;
– Organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, seminareve, tryezave dhe pjesëmarrjen në takime akademike;
– Shkëmbimin e materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme;
– Programe të veçanta akademike afatshkurtra, përfshirë organizimin e përbashkët të shkollave verore;
– Aplikimin e përbashkët për fonde vendore e ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës;
– Krijimin e lehtësirave administrative gjatë punësimit të stafit akademik me orar të pjesshëm;
– Forma të tjera të bashkëpunimit.
UNT ka të nënshkruar mbi 50 memorandume bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë dhe jo vetëm.
FOTO PRISHTINE 2
FOTO PRISHTINE

By