Shkup, Prill 2026 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, nga programi studimor Media dhe Komunikimi Ndërkulturor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, realizuan një vizitë studimore në televizionin kombëtar Alsat-M, nën mentorimin e Mr. Behar Osmani.

Qëllimi i vizitës ishte njohja e studentëve nga afër me mënyrën e funksionimit të një mediumi televiziv, organizimin redaksional, procesin e përgatitjes së lajmeve dhe rolin e gazetarisë në informimin publik.


Gjatë vizitës, studentët u pritën nga kryeredaktori i televizionit Alsat-M, z. Admir Qose, i cili ndau me ta përvoja profesionale nga puna në redaksi, duke theksuar rëndësinë e verifikimit të informacionit, etikës gazetareske dhe përgjegjësisë ndaj publikut.

Studentët patën mundësinë të vizitojnë ambientet e televizionit, redaksinë dhe studiot, duke parë nga afër se si realizohet puna mediatike në praktikë. Kjo vizitë studimore u mundësoi studentëve ndërlidhjen e njohurive teorike me përvojën praktike në fushën e medias dhe komunikimit.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh falënderim të sinqertë për televizionin kombëtar Alsat-M, për mikpritjen dhe kontributin profesional të dhënë gjatë kësaj vizite.

By