Shkup, 11.07.2022 – Rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga prorektorët Prof. Dr. Bekim Fetaji, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni si dhe prorektori Doc. Dr. Bujamin Bela pritën në një takim pune ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb të Kroacisë, z. Milaim Fetai.
Gajtë takimit rektori Zeqiri informoi ambasadorin e RMV-së në Zagreb të Kroacisë, z. Milaim Fetai për veprimtarinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup si dhe zhvillimin e programit Erasmus plus të UNT-së që gjatë këtij viti studimor akademik një numër i konsideruar studentësh shfrytëzuan për praktika dhe studime jashtë vendit.
Rektori Zeqiri falënderoi dhe uroi suksese ambasadorit Fetai për kontributin që jep në diplomacinë e jashtme duke përfaqësuar denjësisht Republikën e Maqedonisë së Veriut në Zagreb të Kroacisë.