Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u realizua me sukses dita e hapur Erasmus VTECH për prezantimin e të gjitha aplikacioneve softuerike dhe aktiviteteve të realizuara në kuadër të këtij projekti nën moderimin e Prorektorit për Shkencë Prof.dr. Bekim Fetaji.

Projekti VTECH ka të bëjë me Përshpejtimin e Modernizimit të Universitetit të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë teknologjitë virtuale në procesin arsimor https://vtech-project.eu/

Objektivi kryesor i sesionit të Ditës së Hapur ishte informimi, motivimi dhe përmirësimi i cilësisë së projekt propozimeve nga anëtarët e stafit. Më konkretisht, ai kishte në fokus teknologjitë virtuale dhe aplikimet e tyre dhe mënyrën se si mund të modernizojë arsimin dhe universitetet duke i përfshirë këto teknologji në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

By