𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟑 Në kuadër të manifestimeve të marsit, kushtuar grave të suksesshme të punësuara në universitet dhe në përputhje me Strategjinë për barazi gjinore, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup promovoi librin e poetes Elena Prenxhova, përmbledhje poetike “Për një dashuri të shkurtër urbane që frikohej të quhej e tillë”.Promovimi në nder të koleges Prenxhova u realizua në ambientet e Galerisë ‘Omer Kaleshi’ në prani të kolegeve, familjarëve të autores, përfaqësuesve nga ambasadat e Francës dhe Sllovenisë, si dhe dashamirëve të fjalës së bukur.
Recenzuesi i librit, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi, vlerësoi autoren si pioniere të poezisë avangarde, ndërsa poezinë e Elena Prenxhova një vlerë të veçantë në poezinë moderne multilinguale, duke ardhur me një stil të dalluar, temë interesante, varg të lirë e të guximshëm, gjuhë të komunikueshme lehtë me lexuesin si dhe figuracion të pasur letrar. ‘Unë do të thosha se Elena Prenxhova është një poete inovatore, një mjeshtër e përkryer e ndërthurjes së mendimeve të mëdha shoqërore me imazhet artistike. Ajo udhëton me guxim nëpër nëntë qarqe të dashurisë urbane pa paragjykime, të cilat nga ana e tyre lënë përshtypje të pashlyeshme’ tha Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi.
Gjatë promovimit paraqitje të tyre nga distanca kishin edhe katër përkthyesit e librit, Luccila Trapazzo e cila përktheu atë në italisht, Matthew Murrie në anglisht, Namita Subiotto në gjuhën sllovene, Katarina Fiamengo në gjuhën serbe. Përkthimi i librit në gjuhën shqipe është vepër e pëktheysit Daim Miftari.
Poezia e autores Elena Prenxhova është demonstrim i poezisë me pakënaqësinë e poetit me të vjetrën dhe kërkimin e diçkaje të re, avangardë. Gjuha poetike ndryshoi rrënjësisht, temat për t’u diskutuar janë shumë të larmishme, të pazakonta dhe inovative, duke u përpjekur të lënë pas atë që është e pakuptimtë për njeriun e ri. Në thelb është një lëvizje në të cilën artistët kërkojnë të largohen nga e vjetra dhe të përtërin në art dhe fushat tjera.Gjatë promovimit poezia ‘Dikur mundëm të ndërtonim botëra’, u lexua maqedonisht nga autorja, italisht nga përfaqësuesi i Ambasadës së Italisë në Shkup, dhe në gjuhën shqipe nga përkëthyesje Brikena Kica.
“Për një dashuri të shkurtër urbane që kishte frikë ta quante veten kështu” është libri i nëntë me radhë i poeteshës Elena Prenxhova, dhe është botuar në gjashtë gjuhë. Ajo është fituese e gjashtë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në Shqipëri, Hungari, Estoni, Serbi, Slloveni. Elena Prenxhova jeton në Shkup, ndërsa nga viti 2019 është pjesë e UNT-së.