𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟑 Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. dr. Izet Zeqiri, në cilësinë e anëtarit dhe sekretarit shkencorë të ASHAM-it, ishte pjesë e Konferencës shkencore mbi Arsimin e lartë të organizuar nga Qendra për Kërkime Strategjike “Ksente Bogoev” që vepron në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.
Rektori Zeqiri u paraqit me analizën me titull “Problemet sistemike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor” ku diskutoi lidhur me shifrat, statusin si dhe prezantoi analizë të përgjithshme të zhvillimit të arsimit të lartë në dy dekadat e fundit, në universitetet private dhe publike.
Në analizë ai theksoi se problemet mes universitete private dhe publike dallojnë pasi që ato private ballafaqohen me mungesa të stafit adekuat mësimdhënës, kanë përqendrim të tepruar në promovimin e kushteve teknike dhe hapësinore në krahasim me ato akademike, kurrikulat i marrin nga institucionet e tjera, i kanë të pazhvilluara apo të papërshtatura. Ndonjëhere publiku i percepton si kompani private, ndërsa kanë ofertë më të dobët të lëndëve zgjedhore, sistem të zhvilluar jo mjaftueshëm.
Universitetet publike, tha Zeqiri nga ana tjetër kanë fleksibilitet të pamjaftueshëm të kurrikulave, qëndrimi autoritar ende dominues të stafit, tarifa relativisht të larta të shkollimit për studentët që nuk janë në kuotën shtetërore, përfshirje të dobët e studentëve në punën kërkimore-shkencore. Probleme tjera janë interesimi i pabarabartë i studentëve për programe të ndryshme studimi, disponueshmëri të pamjaftueshme të personelit mësimor dhe administrativ, pastaj përfshirj e të pamjaftueshme të studentëve në vendimmarrje, fokusim në njohuri, në krahasim me kompetencat, mungesë ose kontrolli i pamjaftueshëm i praktikës së studentëve, probleme me financimin dhe mungesë të të dhënave të suksesit të studentëve në tregun e punës.
Rektori Zeqiri gjatë prezantimit tha se mënyra e financimit të arsimit të lartë lidhej kryesisht me kompetencat e Këshillit për financimin e arsimit të lartë, ndërsa sipas Ligji për Arsimin e Lartë me propozim të Këshillit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të miratojë dhe zbatojë dekret për masat dhe kriteret për financimin e aktiviteteve të institucionet e arsimit të lartë, standarde këto të vitit 1988. pra përcakton fushën e veprimtarisë në arsimin e lartë, përcakton masën e fondeve që duhet të sigurohen nga Buxheti të Republikës së Maqedonisë.
Vetë universitetet kanë shumë probleme në ndarjen e mjeteve buxhetore, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e auditimit.
Rektori Prof.dr.Izet Zeqiri rekomandoi marrjen e masave si më poshtë: Кëshilli Kombëtar të monitorojë zhvillimin e arsimit të lartë dhe përputhjen e tij me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, të miraton një Rregullore për përmbajtjen e programeve të studimit dhe të propozojë masa, zgjidhje dhe rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së arsimit të lartë, të propozojë miratimin e Programit Kombëtar për Arsimin e Lartë, të miraton Rregulloren për normat dhe standardet për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe për kryerjen e veprimtarive të arsimit të lartë në përputhje me ligjin.
Nevojë e kohës tha Zeqiri është miratimi i një model të ri të financimit, për të cilin është e nevojshme miratimi i një strategjie për financimin e arsimit të lartë në përputhje me analizat dhe nevojat e shtetit dhe financimi i tij në një kuadër realist.