Shkup, 07.09.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga prorektorI për Arsim dhe Çështje studentore Prof. Inor. Dr. Fati Iseni dhe profesori Prof.dr. Zoran Trifunov mirëpritën drejtoreshën e fondacionit “Euro Center” me seli në Shkup, Mr.sc. Daniela Petrusheva Andonova.

Rektori Zeqiri njoftoi drejtoreshën Andonova për zhvillimin e punës të UNT-së, me kërkesat e studentëve dhe stafit universitar ndërsa bashkëbiseduan për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy institucioneve në sferën e programeve dhe fondeve evropiane.

Mr.sc. Daniela Petrusheva Andonova falënderoi rektorin Zeqiri dhe bashkëpunëtorët për gatishmërinë e një bashkëpunimi të thellë institucional dhe që sukseset e përbashkëta do jenë në prioritetin e dy institucioneve.

By