Shkup, Shtator 2023 – Pedagogët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup morrën pjesë në ekspozitën BISTA – Bienalja Studentore e Arkitekturës, në kuadër të programit më të gjerë të BIMAS e mbajtur në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.
Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjegjësisht Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për here të pare së bashku edhe me katër fakultete tjera nga vendi të arkitekturës prezantuan një pjesë të punës së studentëve duke trajtuar tema dhe sfida të ndryshme.
Ekspozita BISTA – Bienalja Studentore e Arkitekturës, në kuadër të programit më të gjerë të BIMAS përmbyllet deri më datë 28.09.2029.