Shkup, Tetor 2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri mori pjesë në dialogun e organizuar nga Forumi për Ndryshim Arsimor (FOP-FECH) me temë: “Rruga drejt transformimit digjital të universiteteve shtetërore – Dialog ndërmjet institucioneve kompetente, universiteteve dhe kuvendeve studentore”.
Qëllimi i këtij manifestimi, i organizuar nga platforma për digjitalizim të universiteteve shtetërore – #DigiU, kishte për synim të identifikojë dhe diskutojë sfidat me të cilat ballafaqohen universitetet dhe institucionet relevante në procesin e transformimit digjital të universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nisma #DigiU gjithashtu ka për synim thelimin e bashkëpunimit të përbashkët me të gjitha palët e përfshira, ku në konkluzë të saj ka përpilimin e një dokumenti me rekomandimet specifike për përshpejtimin e digjitalizimit në arsimin e lartë. Nisma #DigiU është e iniciuar nga Forumi për Ndryshim Arsimor (FOP-FECH), Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP) dhe Shoqata për Fuqizimin e Rinisë (YEA).