Shkup, 30.09.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup përfundoi me sukses ditën e dytë të seminarit dyditor për Ndërtimin e Kapaciteteve Institucionale, me pjesëmarrjen e stafit të plotë akademik dhe ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Seminari u hap me fjalën e rektorit, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i cili theksoi rëndësinë e integrimit të njohurive teorike me aftësitë praktike dhe kompetencat që kërkon tregu i punës, si dhe rolin kyç të Alumni-ve dhe partneriteteve strategjike në përmirësimin e programeve studimore.

Në vazhdim të fjalimit, pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë edhe fjalën përshëndetëse të kryetares së Agjencionit për Kualitet, znj. Kristina Serafimoska, e cila nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të mekanizmave të brendshëm të cilësisë dhe rëndësinë e harmonizimit të standardeve kombëtare me ato evropiane.

Sesionet e ditës së dytë u fokusuan në analizën dhe planifikimin e kurrikulave, integrimin e aftësive praktike dhe të buta, si dhe përfshirjen e hulumtimit shkencor si kompetencë themelore për studentët. Prof. Dr. Bukurije Imeri trajtoi standardet e reja dhe elementet ndërdisiplinore në programet studimore, ndërsa Znj. Pranvera Kasami udhëhoqi punëtorinë praktike për vlerësimin e aftësive.

Pjesa tjetër e ditës u përqendrua në roli i Alumni-ve dhe partneriteteve strategjike, analizën e të dhënave nga alumni-t, identifikimin e punëdhënësve kryesorë dhe hartimin e planeve konkrete për përmirësimin e programeve studimore. Secili fakultet zhvilloi plan veprimi për modernizimin e kurrikulave dhe përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.

Ky seminar shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë akademike dhe përgatitjes së studentëve për sfidat e së ardhmes.

By