Poloni, 25.11.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, së bashku me Prof. Inor. Dr. Vladimir Kitanovski, pjesëmarrës në punëtorinë ndërkombëtare IVAP Workshop 2025, e cila u mbajt në Krakov, Poloni, në kuadër të projektit HEI2MARKET, pjesë e iniciativës evropiane EIT Higher Education Initiative – Cohort 4.

Ky event i nivelit të lartë, i organizuar nga EIT Higher Education Initiative, shënoi inaugurimin zyrtar të grupit të ri të projekteve pjesëmarrëse dhe mblodhi përfaqësues universiteteve, konsorciumeve dhe institucioneve nga mbarë Evropa, të angazhuar në fuqizimin e kapaciteteve të inovacionit dhe transformimit institucional.

Programi i punëtorisë përfshiu sesione të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë, punëtori tematike, diskutime interaktive, prezantime institucionale dhe sesione të strukturuara posteri. Temat kryesore adresuan sipërmarrjen DeepTech, diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, zhvillimin e partneriteteve dhe ekosistemeve akademike, qëndrueshmërinë dhe matjen e ndikimit në kuadër të zbatimit të IVAP.

Delegacionet pjesëmarrëse patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë dialog profesional me përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë nga e gjithë Evropa, duke krijuar hapësirë për ide të reja, reflektim të përbashkët dhe mundësi për bashkëpunime afatgjata.

UNT vazhdon të afirmojë angazhimin e tij për cilësi, inovacion dhe pjesëmarrje aktive në iniciativat evropiane të arsimit të lartë.

By