Poloni, 26.11.2025 – Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe Doc. Dr. Vladimir Kitanovski vazhduan angazhimin e tyre aktiv në ditën e dytë të Punëtorisë IVAP 2025 në Krakov, në kuadër të projektit HEI2MARKET të Iniciativës së Arsimit të Lartë e EIT (Higher Education Initiative).
Dita e dytë përfshiu sesione intensive në ‘ICE Krakow Congress Center’, me punëtori praktike, diskutime tematike dhe shkëmbime profesionale të udhëhequra nga ekspertë të EIT. Fokus i veçantë iu kushtua zhvillimit të ekosistemeve të inovacionit, partneriteteve strategjike, qëndrueshmërisë dhe forcimit të kapaciteteve institucionale të orientuara drejt DeepTech.
Institucionet pjesëmarrëse punuan bashkërisht për përmirësimin e Planet e Veprimit për Vizionin e Inovacionit (Innovation Vision Action Plans – IVAPs), duke ndarë përvoja dhe metodologji që synojnë rritjen e ndikimit afatgjatë të projekteve inovative.
UNT mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të inovacionit dhe pjesëmarrjes aktive në iniciativat evropiane që forcojnë zhvillimin institucional.
