Shkup, Dhjetor 2025 – Në kabinetin e punës, rektori Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup mirëpriti në një takim pune drejtorin e organizatës “Metamorphosis”, z. Bardhyl Jashari, i njohur për kontributin e tij në forcimin e shoqërisë civile në vend.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në kuadër të projekteve zhvillimore dhe iniciativave ndërkombëtare, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e transformimit digjital në arsim.
Në takim morën pjesë edhe prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, si dhe z. Bardhyl Tushi, të cilët diskutuan potencialet e përbashkëta për zhvillimin e projekteve inovative dhe partneriteteve të reja.
