Shkup, 03.02.2026 – Sot, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u realizua një ligjëratë e hapur edukative mbi rëndësinë dhe procesin e dhurimit vullnetar të gjakut, ligjëratë e udhëhequr nga aktivistja e Kryqit të Kuq – dega Çair, znj. Sara Tairi.
Gjatë kësaj nisme ndërgjegjësuese, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, përgëzoi organizatorët për këtë akt human, duke theksuar se universiteti mbetet një vatër që nxit jo vetëm dijen, por edhe altruizmin. Ai u urroi studentëve dhe stafit suksese në këtë rrugëtim humaniteti, duke dëshiruar që ky aktivitet të shërbejë si frymëzim për angazhim të vazhdueshëm shoqëror dhe solidaritet ndërnjerëzor.
Në kuadër të ligjëratës, të pranishmit u informuan gjerësisht mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut, eliminimin e dilemave të shpeshta dhe përfitimet e shumta shëndetësore që sjell ky proces për vetë dhuruesin.
Diskutimi ngjalli interes të veçantë te studentët, të cilët u ftuan të bëhen pjesë e aksionit të madh për dhurimin e gjakut, i cili do të organizohet më datë 11.02.2026 në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
