Shkup, 20.04.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori Prof. Inor. Dr. Sani Demiri, morën pjesë sot në Forumin e Biznesit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit. Ngjarja, e cila u mbajt në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, shërbeu si një pikëtakim i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe arsimore mes dy vendeve.

Rektori Fetaji pati mundësinë të ndjekë nënshkrimin e marrëveshjeve strategjike për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik. Pjesëmarrja e UNT-së në këtë forum nënvizon angazhimin e universitetit për të krijuar ura bashkëpunimi me sektorin e biznesit dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

By