Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kënaqësinë të njoftojë fillimin zyrtar të projektit tri-vjeçar Erasmus+ V-EXCHANGE (Virtual Exchange for Global Citizenship and Digital Skills).
Si koordinator kryesor i projektit, UNT bashkon forcat me 5 universitete dhe organizata partnere nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria.
Cili është synimi i projektit?
Projekti synon të fuqizojë kompetencat digjitale, ndërkulturore dhe qytetare të më shumë se 1,800 studentëve, edukatorëve dhe punonjësve rinorë përmes mundësive inovative të shkëmbimit virtual. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të rinjve me më pak mundësi dhe atyre nga zonat rurale.
Çfarë do të ofrojë V-EXCHANGE?
Paketë praktike të mjeteve të trajnimit për shkëmbimin virtual
Aktivitete ndërkufitare të strukturuara online për studentët
Qasje inovative digjitale të të nxënit me AI dhe elemente loje (gamified learning)
Trajnime në pedagogji digjitale për mësimdhënësit
Bashkuar me partnerët tanë ndërkombëtarë: Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në cilësinë e Koordinatorit, Universiteti i Sofjes “St. Kliment Ohridski” nga Bullgaria, Universiteti Publik “Kadri Zeka” nga Kosova, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nga Shqipëria, RIFE – Research and Innovation for Future Education – Shqipëri si dhe YRCI – Youth Rights & Citizenship Initiative nga Shqipëria.
Kohëzgjatja: 1 prill 2026 – 31 mars 2029
Mësoni më shumë dhe bëhuni pjesë: Visitoni uebsajtin zyrtar
