Shkup/Sofje, shtator 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, përmes Fakultetit Ekonomik, po ndërmerr hapa konkretë drejt bashkëpunimit shkencor me Akademinë e Shkencave të Bullgarisë. Kjo nismë fokusohet te përgatitja dhe zhvillimi i projekteve ndërkombëtare në kuadër të programeve prestigjoze evropiane, si COST dhe Horizon Europe.
Delegacioni i Fakultetit Ekonomik të UNT-së përbëhet nga stafi akademik drejtues, i udhëhequr nga prorektori për Financa, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, dekanja e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurije Imeri Jusufi, senatorja Prof. Inor. Dr. Zana Beqiri Luma, prodekanja Prof. Inor. Dr. Teuta Jusufi Zenku, si dhe Doc. Dr. Liridon Zenku.
Në fokus të bashkëpunimit është zhvillimi i iniciativave dhe rrjeteve ndërdisiplinore evropiane në fushën e Inteligjencës Artificiale, analizës së të dhënave, modelimit matematikor dhe sistemeve të mbështetjes së vendimmarrjes, me aplikim të veçantë në ekonomi, financa dhe sektorin publik.
Në këtë kuadër janë identifikuar disa drejtime potenciale të bashkëpunimit si në:
-AI4ECON-EDU – Artificial Intelligence and Data Analytics for Economic and Financial Decision Making
-BALKAN-AI HUB – Southeast European Excellence Hub for AI-Driven Economic and Financial Decision Support
-TRUST-AI-ECO – Trustworthy and Explainable AI for Economic, Financial and Public-Sector Decision Making
Bashkëpunimi synon të krijojë mundësi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të COST, përgatitjen e aplikimeve të përbashkëta në Horizon Europe, kërkime në Inteligjencën Artificiale dhe modelimin matematikor, analiza të rrezikut, stabilitetit financiar dhe pasigurisë, parashikime ekonomike dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna, zhvillimin e trajnimeve, shkollave verore, mobilitetit akademik; dhe publikime të përbashkëta.
Kjo qasje synon të forcojë koordinimin e kërkimit shkencor, zhvillimin e kapaciteteve, mobilitetin akademik dhe ndërtimin e partneriteteve të reja evropiane, duke krijuar mundësi të reja për profesorët, studiuesit, doktorantët dhe studentët e UNT-së.
