Studentët Njomza Luta, Visar Murtezai dhe Almira Ramadani përfaqësuan me dinjitet Universitetin “Nëna Tereza” në Shkup gjatë konferencës ndërkombëtare ChemBiotIC 2025 në Poloni, me prezantim shkencor mbi vetitë bioaktive të ekstrakteve të pjeshkës.

Nën mentorimin e Dr. Monika Stojanova, puna e tyre do të botohet në përmbledhjen zyrtare të konferencës – një arritje e rëndësishme për universitetin tonë dhe hulumtimin e të rinjve!

By