Ceremonia u shoqërua me Panel Diskutim ku në focus ishin solidariteti, edukimi qytetar dhe angazhimi i studentëve
Shkup, 02.12.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëorganizim me Kryqin e Kuq, realizoi me sukses ceremoninë e ndarjes së Plaketës Jubilare të 80-vjetorit të Kryqit të Kuq për UNT, si një vlerësim i rëndësishëm për kontributin e vazhdueshëm të Universitetit në promovimin e humanizmit, solidaritetit dhe edukimit qytetar. Pas ceremonisë vijoi edhe Panel Diskutimi me temën: “Përvojat dhe praktikat e mira si bazë për zhvillimin e strategjive të reja humanitare”.
Panelistët e këtij eventi ishtin, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, prorektori për Arsim, Prof. Inor. Dr. Aleksandar Petkovski, dekan i Fakultetit Juridik, Magbule Nuredini, studente e ciklit të parë në programin Punë dhe Politikë Sociale si dhe Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, ku ky panel diskutimi ishte nën moderim të Prof. Dr. Fadbi Osmani.
Panelistët diskutuan mbi qasjet bashkëkohore të organizatave humanitare, rolin e institucioneve arsimore në avancimin e kulturës së solidaritetit, rëndësinë e angazhimit të të rinjve si dhe ndërtimin e praktikave të qëndrueshme për adresimin e sfidave sociale dhe humanitare.
Në fjalimin e tij, rektori UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji shprehu mirënjohjen e thellë për Kryqin e Kuq të RMV-së, duke theksuar se ndarja e kësaj pllake është një vlerësim i çmuar për punën dhe përkushtimin e Universitetit:
“Sot nuk jemi thjesht pjesë e një ceremonie, por pjesë e një vizioni të përbashkët që bashkon humanizmin, edukimin dhe përgjegjësinë shoqërore. Humanizmi është themeli mbi të cilin është ndërtuar Universiteti ynë, i frymëzuar nga figura e ndritur e Nënë Terezës. Plaketa Jubilare është një nderim i madh, por edhe një përgjegjësi për të vazhduar punën tonë në shërbim të shoqërisë.”
Rektori i UNT-së shtoi, “Në këtë epokë të sfidave globale, na duhen strategji të reja humanitare të mbështetura në dije, inovacion dhe zemër. Studentët tanë duhet të jenë jo vetëm profesionistë, por edhe qytetarë të angazhuar për të mirën e përgjithshme.”
Sekretari i Kryqit të Kuq, Dr. Sait Saiti, në fjalën e tij, shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Qytetin e Shkupit, “Kjo plaketë nuk është thjesht një simbol nderimi, por një konfirmim se rruga jonë drejt humanizmit, edukimit cilësor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional është e drejtë dhe e qëndrueshme. Kontributi i stafit, studentëve dhe partnerëve tanë është çelësi i suksesit të secilit projekt në Universitet.”
Ai përmendi se UNT do të vazhdojë të krijojë hapësira ku studentët dhe komuniteti universitar të angazhohen në aktivitete humanitare, si pjesë e formimit të tyre profesional dhe moral.
Plaketa Jubilare, e dhënë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqëson një njohje të rëndësishme për punën e Universitetit në, nxitjen e solidaritetit, bashkëpunimin me organizatat humanitare, përfshirjen e studentëve në aktivitete sociale, promovimin e kulturës së humanizmit.
Ky vlerësim është një motivim i fortë për vazhdimin e iniciativave dhe projekteve të reja që i shërbejnë shoqërisë.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup rithekson përkushtimin e saj për të forcuar rolin e edukimit humanitar dhe për të nxitur angazhim shoqëror tek studentët dhe stafi akademik. Kjo ngjarje, paneli diskutues dhe ndarja e Plaketës Jubilare, shënuan një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të strategjive të reja humanitare dhe bashkëpunimeve të qëndrueshme.
