Shkup, 02.11.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Doc. Dr. Rahim Jashari, priti në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës “Kalliri i Mirësisë”, z. Abedin Arifi, i shoqëruar nga udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, z. Muamer Shkrijel.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e marrëdhënieve dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi në shërbim të arsimit, zhvillimit shoqëror dhe komunitetit.

By