Dibër, Prill 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vijoi fushatën promovuese në qytetin e Dibrës, ku ekipi akademik i përbërë nga profesorët Neritan Turkeshi, Shpëtim Rexhepi, Urim Iseni dhe Arbnor Rushiti realizoi një bashkëbisedim dinamik me maturantët e Sh.M.K. “28 Nëntori”. 

Gjatë këtij takimi, nxënësit u njohën me programet studimore të fokusuara në teknologji dhe inxhinieri dhe jo vetëm, avantazhet e kampusit të ri dhe mundësitë e shumta për bursa e mobilitet ndërkombëtar. 

Interesimi i lartë i maturantëve dibranë dhe angazhimi i tyre aktiv në diskutim dëshmuan vullnetin për arsimim cilësor, ndërsa UNT shpreh mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të drejtorisë së shkollës në orientimin e drejtë akademik të gjeneratave të reja.

By