Gostivar, Prill 2026 – Në kuadër të fushatës për orientim akademik, përfaqësueset e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Arta Xhelili dhe Prof. Dr. Mirlinde Bilalli, vizituan Gjimnazin, Shkollën e Mjekësisë dhe Shkollën Teknike në Gostivar.

Gjatë takimeve interaktive, maturantët u njohën me ofertën akademike të tetë fakulteteve, kushtet e pranimit dhe lidhjen e programeve studimore me kërkesat e tregut të punës. Një vëmendje e veçantë iu kushtua kampusit të ri dhe mundësive për zhvillim profesional që ofron UNT.

Maturantët shfaqën interes të lartë përmes diskutimeve aktive, ndërsa UNT falënderon drejtuesit e shkollave të Gostivarit për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në udhëzimin e gjeneratave të reja.

By