Shkup, 06.05.2026 – Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, realizoi me sukses panelin e diskutimit me titull: “Fëmijët pa kujdes prindëror në shoqëritë moderne: sfidat dhe përgjegjësia jonë”.

Ky aktivitet, mblodhi akademik, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të trajtuar një nga çështjet më të ndjeshme sociale dhe për të nxitur reflektim mbi përgjegjësinë tonë kolektive.

Gjatë panelit, panelistët trajtuan temën nga këndvështrime të ndryshme ndërdisiplinore, edhe atë nga Prof. Dr. Enver Abdullahi u diskutua mbi dimensionet sociologjike të kësaj problematike në shoqërinë bashkëkohore, nga Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu, ligjëruese e politikave sociale, u fokusua në kornizat ligjore dhe mbështetjen institucionale, nga Doc. Dr. Nita Beluli Luma, ligjëruese e psikologjisë, analizoi ndikimin emocional dhe zhvillimor te fëmijët pa kujdes prindëror ndërsa nga z. Zija Ismaili në cilësinë e teologut, ofroi një perspektivë mbi vlerat etike dhe humane të përkujdesjes ndaj kësaj kategorie.

Aktiviteti arriti qëllimin e tij për të nxitur dialogun dhe ndërgjegjësimin shoqëror, duke vënë në pah nevojën për një angazhim më të madh të të gjithë akterëve për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët pa kujdes prindëror.

By