Shkup, 28.10.2026 – Sot, në kabinetin e tij të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim zyrtar ministrin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Agon Ferati.

Gjatë këtij takimi, rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Murat Aliu, njoftoi ministrin lidhur me zhvillimet infrastrukturore, sfidat dhe proceset aktuale në fushën e arsimit të lartë në kuadër të UNT-së. 

Palët diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për avancimin e kushteve akademike.

Krejt në fund, pas përfundimit të takimit zyrtar, u realizua paneli i diskutimit me temë: “Marrëveshja e Ohrit dhe brezi që nuk pret: 25 vjet që lamë pas, 25 vjet që kemi përpara“, ku u trajtuan çështje me interes të veçantë për perspektivën e gjeneratave të reja dhe zhvillimin shoqëror.

By