Prishtinë / Shkup, Tetor 2026 – Në kuadër të edicionit të 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të organizuar nga UBT në Prishtinë, stafi akademik dhe studentët e Universitetit tonë vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj kërkimit shkencor dhe avancimit akademik.

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Prof. Inor. Dr. Mirlinda Bilalli, në bashkëpunim me studenten Fatime Ajdini, prezantuan punimin e tyre shkencor me temë mjaft aktuale dhe me peshë shoqërore: “Burnouti dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor të studentëve universitarë“.

Hulumtimi i realizuar trajton në mënyrë analitike sfidat me të cilat përballen studentët gjatë jetës akademike, ndikimin e sindromës së konsumimit mendor (burnout) si dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për ruajtjen e shëndetit mendor në mjediset universitare.

Ky prezantim u mirëprit nga të pranishmit dhe nxori në pah rëndësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes profesorëve dhe studentëve në realizimin e punimeve shkencore me standarde të larta.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ndërkombëtare, e cila mbledh çdo vit studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme të shkencës nga rajoni dhe bota, rikonfirmon përkushtimin e universitetit tonë për nxitjen e kërkimit shkencor dhe ngritjen e kapaciteteve të gjeneratave të reja.

By