Shkup, 02.11.2026 – Sot, në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë (ASHAM), u mbajt ligjërata inauguruese e akademik Prof. Dr. Izet Zeqirit, ish-rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe profesor i rregullt në UNT.
Ligjërata u zhvillua me temë: “MENAXHIMI DHE LIDERSHIPI NË INSTITUCIONET PUBLIKE NË MAQEDONINË E VERIUT – PROBLEMET DHE ZGJIDHJET“, ku u analizuan sfidat kryesore menaxheriale dhe zgjidhjet strategjike për avancimin e sektorit publik në vend.
Në këtë ligjëratë inauguruese mori pjesë stafi akademik dhe administrativ i UNT-së, i kryesuar nga rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i cili shoqëroi kolegun dhe ish-rektorin Zeqiri në këtë arritje të rëndësishme shkencore e akademike.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup i shpreh urimet më të sinqerta akademik Izet Zeqirit për këtë sukses të lartë në karrierën e tij akademike dhe shkencore.
