𝐏𝐑𝐄𝐙𝐀𝐍𝐓𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐈 𝐄𝐑𝐀𝐒𝐌𝐔𝐒 𝐏𝐋𝐔𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐂𝐄𝐃𝐔𝐑𝐀 𝐏Ë𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌

Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë UNT, prezantoi përmes platformës online programin Erasmus Plus dhe procedurën për aplikim në thirrjen e hapur për mobilitet të studentëve për studime dhe praktikë profesionale, mobilitet të stafit akademik dhe stafit administrativ të Universitetit Nëna Terezë në Shkup.

UNT ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndër-institucionale me universitete në nivel Europian, në të cilat studentët dhe stafi mund të realizojnë periudhën e mobilitetit.

Programi Erasmus Plus ka për qëllim rritjen e aftësive, punësimin si dhe modernizimin e arsimit, trajnimin dhe punën e të rinjve. Në këto shtatë vite ky program do të ketë një buxhet prej 14.7 bilion euro, një rritje prej 40% në krahasim me nivelet aktuale të shpenzimeve, gjë e cila pasqyron angazhimin e BE për të investuar në keto zona.

Për informatat më të hollësishme në lidhje me programin dhe procedurën për aplikim, mund të drejtohemi në zyrën 515 të departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit Nëna Terezë në Shkup ose ne emailin amantin.qamili@unt.edu.mk, si dhe në faqen elektronike të Universitetit.

Informacione lidhur me programin Erasmus+ mund ta gjeni në linkun në vazhdim

CALL FOR APPLICATIONS IN THE FRAMEWORK OF THE PROGRAM ERASMUS +