𝗦𝗵𝗸𝘂𝗽, 𝟭𝟲 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟭 – Rektori Prof. dr. Aziz Pollozhani realizoi takim pune me zv. Ministrin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, z. Bekim Rexhepi.

Temë diskutimi ishte dhe çështja e kompleksit Universitar të hapësirës së re qe u dedikua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përballë Ambasadës të SHBA-së në kazermën Ilinden.

Rektori Pollozhani faleminderoi Ministrin, Rexhepi për angazhimin të përshpejtimit të procedurave me qëllim të përmbylljes të procedurës administrative për fillimin e kompleksit të UNT-së.

By