𝐔𝐍𝐓 𝐔 ππ‘πŽπŒπŽπ•π”π€ 𝐏𝐀𝐑𝐀 πŒπ€π“π”π‘π€ππ“Γ‹π•π„ 𝐓Ë π•π„π‹π„π’πˆπ“ 𝐃𝐇𝐄 πŽπ‡π‘πˆπ“

Prezentacija-15.04.2021-Veles-1

π•πžπ₯𝐞𝐬/𝐎𝐑ë𝐫 πŸπŸ“.πŸŽπŸ’.𝟐𝟎𝟐𝟏 NΓ« kuadΓ«r tΓ« aktivitetit pΓ«r promovimin e Universitetit “NΓ«nΓ« Tereza” nΓ« Shkup mΓ« 15 prill 2021, u realizuan dy promovime online para maturantΓ«ve nga shkollat e mesme profesionale komunale ‘Kole Nedelkovski nga Velesi dhe OEMUC shkolla e mesme ‘ShΓ«n Naumi i Ohrit’ nga Ohri. Promovimi u realizua nga profesorΓ«t Zoran Trifunov, Olivera Petrovska dhe Jovan Hristoski.
PesΓ« fakultetet pranΓ« Universitetit ‘NΓ«nΓ« Tereza’ nΓ« Shkup iu prezantuan maturantΓ«ve, me theks tΓ« veΓ§antΓ« programet e studimit tΓ« Fakultetit tΓ« Shkencave Teknike.
MaturantΓ«t u njohΓ«n me misionin, vizionin, pajisjet e laboratorΓ«ve dhe pΓ«rparΓ«sitΓ« e studimit nΓ« Universitetin tonΓ«. Ata u informuan pΓ«r web-faqen dhe vendndodhjen e universitetit.
Pas prezantimit dhe simulimeve, u diskutua pΓ«r pyetjet e bΓ«ra nga maturantΓ«t.

 

_Prezentacija 15.04.2021_Ohrid

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn