Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, kandidatja për magjistër në drejtimin Matematikë-Informatikë për mësimdhënie, Sadije Gërbeshi, me sukses mbrojti temën e magjistraturës.
Sadije Gërbeshi temën e magjistraturës të titulluar: “Integrimi numerik i funksioneve dhe krahasimi i zgjidhjeve analitike përmes softuerëve të ndryshëm arsimor” e mbrojti para komisionit në përbërje: Doc. Dr. Teuta Jusufi- Zenku, Doc. Dr. Egzona Iseni-Rexhepi, Assoc.Prof. Dr. Aleksandar Dimovski.
Sadije Gërbeshi është një nga studentët e shumtë nga Republika e Kosovës, që studiojnë në UNT në ciklin e parë dhe të dytë.

By