Në kuadër të programit ‘Erasmus+’ për mobilitet të stafit akademik, sot në Fakultetin e Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, qëndruan profesorë nga Universiteti ‘Obuda’ nga Hungaria.
Prof. Dr. Viktor Nagy mbajti ligjeratë me temë ‘Kurba e Lorenzit dhe Koncentrimi’ para studentëve të programeve studimore Menaxhment Industrial dhe Ekonomi e Aplikuar dhe Ndërmarrësi.
Njëherit, profesori informoi studentët dhe stafin me programet studimore që ofrohen në Universitetin Obuda, me mundësitë e kryerjes së mobilitetit në kuadër të programit ‘Erasmus +’ dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejm shkencor me stafin akademik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.