𝐔𝐍𝐓-𝐒𝐄 𝐈 𝐒𝐇𝐓𝐎𝐇𝐄𝐍 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐃𝐘 𝐃𝐎𝐊𝐓𝐎𝐑𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐀𝐒𝐇

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟗.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟏 – Stafit akademik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i shtohen dhe dy doktore shkencash, Majlinda Axhiu pedagoge nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Elisabeta Bajrami Ollogu nga Fakulteti i Shkencave Sociale iu bashkuan komunitetit PhD.
𝐌𝐀𝐉𝐋𝐈𝐍𝐃𝐀 𝐀𝐗𝐇𝐈𝐔 ligjëruese pranë Fakultetit të Shkencave Informatike në UNT, më 28.10.2021 mbrojti me sukses desirtacionin e doktoraturës pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, me temë “Analiza e mendimeve e bazuar në aspekte për tekstet në gjuhën shqipe”, dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave në E-Teknologji.
𝐄𝐋𝐈𝐒𝐀𝐁𝐄𝐓𝐀 𝐁𝐀𝐉𝐑𝐀𝐌𝐈 𝐎𝐋𝐋𝐎𝐆𝐔 ligjëruese pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në UNT, më datë 18 Nëntor 2021 mbrojti me sukses desirtacionin e doktoraturës pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Qirili e Metodi” në Shkup me temë “Preferencat ideologjike për një model të Politikës Sociale në Maqedoni. Perceptimet e grupeve të interesit”.
UNT shpreh kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, si rrjedhojë e hulumtimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së.  Ngritja e kredibilitetit profesional të kuadrove të reja akademike, jo vetëm që është lajm i mirë për ne, por edhe për studentët si dhe të gjithë shoqërinë në përgjithësi.