Shkup, 22.06.2022 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ministrin e Administratës Publike dhe Shoqërisë Informatike Admirim Aliti, me të diskutoi për gjëndjen e arsimit të lartë në vend, konsolidimin e UNT-së dhe planet për zhvendosjen graduale të universitetit në objektet e reja.
Edhe në këtë takim, si më parë, dy ministrat i ofruan rektorit Zeqiri mbështetje të gjithanshme për konsolidimin e mëtejmë të UNT-së.
Takimi i rektorit Zeqiri me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe atë të Administratës Publike dhe Shoqërisë Informatike Admirim Aliti, u realizua në suazat e projektit ‘REVERSE BRAIN DRAIN’ (Kthimi i trurit në vendlindje), që UNT nga sot filloi ta realizon.