Shkup, shtator 2022 Një grup studentësh nga viti i dytë, nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike, programi studimor ‘Tekstil, Dizajn dhe Modelim’ pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, morrën pjesë në një punëtori në galerinë ‘Çifte Hamam’ në Çarshinë e Vjetër.

Punëtoria u realizua me ftesë të Galerisë Nacionale të Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa studentët tanë ishin të ftuar në kuadër të Ekspozitës me titull “Eros” të autorit kosovar Luan Mulliqi.

Studentët, të udhëhequr nga profesoresha Genta Spahija Mirzo kishin mundësi të shprehin idetë e tyre kreative mbi silueten e femrës. Ftesa për pjesëmarrjen e studentëve të UNT-së erdhi nga drejtoresha e Galerisë Nacionale Dita Starova Qerimi, të cilën UNT e falënderon për bashkëpunimin.

By