Shkup,15.11.2022 Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në vend organizoi prezantimin e programeve të bursave amerikane për studentët dhe pedagogët e UNT-së.

Para të pranishmeve mes të cilëve edhe rektori Prof.Dr. Izet Zeqiri, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Shkup, Gazmend Ilazi tha se bursat që i ndan qeveria amerikane janë një mundësi e mirë studimi, si për studentët ashtu edhe për stafin akademik. Ilazi tha se bursat amerikane parashikojnë që studentët të kenë mundësi për një semestër të tërë të studiojnë në një nga universitetet amerikane, ndërsa gjithashtu ofrohen bursa që mundësojnë studime pasuniversitare.

Bursat, tha Ilazi, vlejnë edhe për studentët të cilët i kanë të regjistruara studimet e masterit apo ato të doktoraturës dhe dëshirojnë të bëjnë kërkime, hulumtime mbi temat e tyre të magjistraturës dhe doktoraturës, ndërsa me të njejtat mbulohen të gjitha shpenzimet për vizë amerikane, biletë aeroplani, akomodim dhe ushqim.

Rektori Prof. Dr. Izet Zeqiri falënderoi z.Iljazi dhe ambasadën e SHBA-vë për këtë mundësi të shkëlqyer për studentët dhe profesorët e UNT-së, dhe e vlerësoi këtë mundësi të nevojshme si universitet i ri. Zeqir apeloi tek studentët dhe stafi akademik që të aplikojnë dhe të provojnë që të përfitojnë nga kjo mundësi e veçantë për arsimim.

Pas prezantimit u zhvillua seancë e pyetje-përgjiigjeve nga ana e studentëve dhe profesorëve, ndërsa interesimi ishte shumë i madh.

By