Një delegacion i UNT-së mori pjesë në Takimin e universitete që bëjnë pjesë në Programin Erasmus në bazë të Marrëveshjes Ndërinstitucionale ERASMUS+.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth projektit Erasmus+ në temë “Integrimi i përmbajtjes digjitale dhe digjitalizimi i shkollave të mesme”, një projekt i përbashkët mbi të cilin po punojnë shtetet e ndryshme anëtare sëbashku.

Projekti trajton integrimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mësimdhënie me përdorimin të teknologjive të e-learning dhe krijimit të përmbajtjes digjitale për arsim në formën e burimeve online – Burime të hapura arsimore, ndërsa qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve të personelit në shkollat e mesme për zbatimin e proceseve të digjitalizimit.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u përfaqësua nga prorektori për Shkencë Prof. dr. Bekim Fetaji, prorektori për Arsimin dhe çështje studentore Prof. dr. Fati Iseni, prorektori për Financa dhe Investime Doc. Dr. Bujamin Bela, dhe prodekani i Fakultetit të Shkencave të Informatikës Prof. ass. Stojan Kitanov.

By