Shkup, Dhjetor 2022 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit me Universitetin e Uellsit nga Britania e Madhe, që ka për qëllim vendosjen e themeleve të bashkëpunimit reciprok në interes të dy institucioneve.

Ky memorandum mirëkuptimi u nënshkrua mes Rektorit të UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri dhe Drejtoreshës nga Qendra e Inovacionit për Kërkime të Zbatuara Kompjuterike Prof.dr. Carlene Campbell nga Universiteti i Wales Trinity Saint David, ku ka për qëllim bashkëpunim për zhvillimin e programeve të kërkimit arsimor për përfitim reciprok të të dyja palëve.

Fushëveprimi i këtij memorandumi mirëkuptimi regjistron synimin e të dyja palëve për të eksploruar fushat e aktiviteteve të përbashkëta.

By