Shkup, 18.01.2023 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim konsultativ ekspertin e fushës juridikut dhe kriminalistikës, Prof.Dr. Naser Etemi.

Rektori Zeqiri njoftoi Etemin me ecurinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku vitin e kaluar Kuvendi votoi themelimin e tre fakulteteve të reja në kuadër të UNT-së, Fakultetin Juridik, Ekonomik dhe Shkencat humane.

Rektori Zeqiri informoi mysafirin se vitin e ri akademik 2023/2024 e presin një sërë risish, ndërsa në kuadër të Fakultetit Juridik, është edhe programi studimor kriminalistikë.

UNT ka për qëllim që akademikëve të rinj të ju mundësojë qasje më të gjerë në më tepër sfera, fusha dhe degë shkencore dhe hulumtuese që të studiojnë, mes të cilave gjeneratat më të reja do të fitojnë dituri shkencore e profesionale, diversitet kulturor dhe gjuhësor.

By