Në konferencën e 7-ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ishte një prej 14 universiteteve partnere nga rajoni e më gjerë.

Në hapjen solemne të konferencës, në emër të UNT-së dhe Rektorit Prof. Dr. Izet Zeqiri, foli profesoresha Elisabeta Bajrami Ollogu e cila vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal mes institucioneve të arsimit të lartë si dhe mbi mundësitë e shumta të thellimit të bashkëpunimit mes universiteteve të ndryshme në rajon në kuadër të projekteve me interes të përbashkët.

Në konferencë ishin gjithashtu pjesëmarrës një sërë profesorësh nga departamentet e ndryshme të Fakultetit të Shkencave Sociale nga UNT.

Në konferencën me titull “Shteti, shoqëria dhe ligji: sfidat sociale, ekonomike, politike dhe kushtet për paqen dhe sigurinë” u prezantuan punimet e mbi 90 autorëve nga vende të ndryshme dhe u adresuan sfidat lidhur me shtetin, politikën, zhvillimin social dhe ekonomik si dhe rëndësinë e kërkimit shkencor në këto fusha.

By