Të hënën, më 08.05.2023, në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup starton Shkolla njëjavore e trajnimit Bioinformimi i Rinisë (‘Bioinforming the Youth’ Training School), që zhvillohet në kuadër të projektit ‘Bioinforming the Youth’ ku UNT është partner i këtij projekti, që realizohet nga organizata Bioinformatika nga Herceg Novi, Mali i Zi, ndërsa financohet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund).

Trajnimi do të realizohet nga 8 deri 12 maj, dhe në të do të marrin pjesë mbi 20 studentë nga universitete të ndryshme nga vendi, të ciët janë paraqitur për pjesëmarrje në trajnim, dhe do të trajnohen në temën e bioinformatikës nga ekpsertë ndërkombëtarë të fushës.

By